Media Galeri

Superjahti prej 86 mln dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë

Anija 74 metra e gjatë, e njohur si Plectrum mund të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe në dukje, të ‘fluturojë’ me shpejtësi të madhe.

Sipas ekipit italian Lazzarini Design Studio, jahti do të funksionojë me tre motorë me hidrogjen me aftësinë për të arritur 5000 kuaj fuqi secili.

Edhe pse dizajni është thjesht një koncept, projektuesit thonë se ai mund të ndërtohet brenda dy viteve me një kosto prej rreth 87 milionë dollarë nëse gjendet një blerës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë