Futboll

Superiorja luan sot javën e fundit, një vend i lirë për Europën

Gazeta Si - Kampionati i Abissnet Superiores luan sot javën e fundit, të 36-tën. Ka edhe një vend të lirë që të çon në Europë dhe për të janë në garë tri skuadra. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 17:00.

Tirana sot ka programuar festën e titullit, pas ndeshjes me Kukësin në “Selman Stërmasi”. Kundërshtari është ende në garë për të shkuar në Europë, por i duhet të marrë pikë në fushën e kampionëve të rinj në javën e fundit.

Tirana pret sot Kukësin në ditën e festës së itullit. Gazeta Si, 26 maj 2022

Tirana dhe Laçi e kanë të sigurt Europën. Partizani me 55 pikë, pothuajse të sigurt vendin e 3-të. Për vendin e 4-t gjithçka varet nga kombinimet e ndeshjeve të 3 skuadrave që luajnë për të.

Vllaznia, me 52 pikë, po aq sa Kukësi, ndeshet me Kastriotin në javën e fundit dhe shpreson të shkojë në Europë edhe nga kampionati. Shkodranët kanë një shans edhe nga Kupa e Shqipërisë, por duhet të fitojnë finale me Laçin.

Më të vështirë e ka Teuta, që sot luan në Korçë. Durrsakët kanë 49 pikë dhe duhet të fitojnë e të shpresojnë për humbjet e rivalëve.

Për rënien nga kategoria situata është e qartë. Skënderbeu dhe Dinamo kanë rënë matematikisht, kurse Egnatia do të luajë ndeshje shtesë me Korabin për të qëndruar mes më të mirëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë