Futboll

Superiore/ Duel në distancë sot mes Tiranës dhe Partizanit

Gazeta Si – Java e 20-të e Superiores nis sot me dy ndeshje të saj, për të vazhduar nesër me të tjerat. Një fillim jave i pazakontë, pasi të hënën zakonisht luhet ndeshja e fundit dhe jo e para.

Në fushë zbresin sot Tirana dhe Partizani, dy skuadrat që kryesojnë tabelën e renditjes, me bardheblutë 3 pikë para të kuqve. Kryeqytetasit janë pretendentët kryesorë në garën për titull. Javë pas jave ata kanë ndërruar vendet në krye dhe duket se dueli do të vazhdojë deri në fund.

Nga një ndeshje mes Tiranës dhe Egnatias. Gazeta Si, 6 shkurt 2023

Kamionët në fuqi të Tiranës luajnë në orën 13:00 në stadiumin e Rrogozhinës me Egnatian vendëse. Një ndeshje aspak e lehtë për skuadrën e Shehit, që vjen pas humbjes me Kukësin dhe duhet të reagojë.

Partizani po kalon një krizë rezultatesh. Të kuqtë e drejtuar nga italiani Kolela nuk fitojnë prej 4 javësh. Së fundi ata po vuajnë largimet e Skukës dhe Bitrit në merkaton e janarit. Ndeshja e sotme me Laçin, që luhet në mbrëmje, në orën 19:00, është mundësia më e mirë për rikthimin te fitorja.

Java e 20-të e Superiores vazhdon të martën me tri ndeshjet Kastrioti-Erzeni, Teuta-Bylis dhe Vllaznia-Kukësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë