Futboll

Superchampions, dyshime për konflikt interesi në favor të klubeve të mëdha

"E papranueshme". "Skandaloze". "Duhet luftuar". Janë qëndrimet e klubeve të ndryshme në lidhje me krijimin e Superchampions, një kompeticion i ideuar nga UEFA dhe Shoqata e Klubeve Europiane (ECA). Në Nion UEFA shpresonte të hidhte dritë, - më shumë verbalisht se zyrtarisht, - në lidhje me krijimin e Superchampions, duke qetësuar qindra klube europiane, që ishin mbledhur në Madrid për të kundërshtuar projektin në fjalë. Sa më shumë lajme kanë dalë për projektin në tavolinë, aq më shumë është shtuar frika dhe zemërimi i klubeve.

Është hedhur poshtë një herë e mirë hipoteza që garanton pjesëmarrje fikse dhe privilegje për klubet e mëdha europiane nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm. Janë kundërshtuar edhe meritokracia dhe rezultatet në kampionatet kombëtare për të garantuar garë në kushte barabarta. Është refuzuar edhe spostimi i ndeshjeve të këtij kompeticioni në fundjavë, si dhe është djegur mundësia për zgjerimin e kompeticioneve ndërkombëtare, sepse do të varfëronte kampionatet kombëtare nga pikëpamja sportive dhe ekonomike.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, dhe presidenti i ECA-s, Anjeli

Për më tepër, "ky realitet më i keq se parashikimet”, siç e ka përkufizuar spanjolli Tebas, ka nxitur vullnetin për të luftuar për ndryshimin e drejtuesve të futbollit europian. Po ashtu, është forcuar bindja te shumë klube e federata se ka një konflikt interesi ekonomik mes UEFA-s dhe ECA-s, që është e prirur për ndryshimet në lidhje me klubet më të pasur dhe më të rëndësishëm në arenën europaine. Tani akuzat e shumë presidentëve janë më të qarta, siç është, për shembull, ajo për përbërjen komisioneve dhe bordeve të ndryshme drejtuese. Futbolli europian po jeton aktualisht një konflikt të hapur dhe mjaft të ashpër.

Rezultatet e jashtëzakonshme të skuadrave angleze në Europë janë marrë si shembull nga ata që luftojnë për mbrojtjen dhe rritjen e kampionateve kombëtare. Premier League është shndërruar në një minierë ari ekonomike dhe sportive, falë organizimit, aftësive për ta shitur dhe zhvilluar futbollin e saj, falë administrimit të duhur të aktiviteteve, falë ngritjes së stadiumeve të rinj dhe mbi të gjitha për një ndarje shumë të ekuilibruar të të ardhurave. Ka diferenca edhe ty, natyrisht, por që nuk krijojnë disekuilibër të ekzagjeruar dhe turne pa histori.

Është e kundërta: vendi i dytë në kampionat (Liverpool) dhe vendi i katërt (Tottenham), luajnë në finale të Champions League. Vendi i tretë (Chelsea) dhe vendi i pestë (Arsenal) luajnë në finale të Europa League. Mban vendin e gjashtë ekipi me më shumë të ardhura (Man.United), ndërsa në vend të nëntë është ekipi që fitoi titullin kampion në Angli tre sezone më parë (Leicester). Anglezët nuk ëndërrojnë Superchampionsin, turneun e tyre të madh e kanë në shtëpi. Për këtë arsye stadiumet janë gjithmonë plot, të ardhurat në nivel të lartë, aktivitetet janë kompetitive dhe rezultatet në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë