Atletike

Super Jacobs, kampioni olimpik fiton medalje ari në Europian dhe hyn në histori

Gazeta Si – Atleti italian triumfoi në finalen e 100 metrave në Europianin e Gjermanisë. Jacobs bëhet atleti i katërt në histori që fiton të artën europiane pas asaj olimpike.

Marcell Jacobs është kthyer. Pas titullit olimpik dhe atij botëror, bën të vetën edhe të artën europiane në 100 metra në salla të hapura. Ai arriti kohën 9”95.

Nga finalja e 100 metrave. Gazeta Si, 17 gusht 2022

Një rezultat që për një kampion të tillë duket i lehtë, ndërsa në historinë e atletikës italiane e ka arritur vetëm legjenda Pietro Menea në Pragë.

"Është titulli im i katërt në një vit e gjysmë, - thotë Jacobs. – Më mungon edhe një, ai ‘outdoor’, por sezonin e ri në Budapest do të kem rastin për ta fituar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë