Sport

Super Bowl/ Një biletë shkon deri në 14 mijë dollarë, rritje 170% në krahasim me 2023

Gazeta Si – Shifrat e kostos së biletave për Super Bowl janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2023, për shkak të pranisë së mundshme të Taylor Swift në stadiumin e Las Vegasit.

Nëse keni menduar të ndiqni nga afër të paktën një herë në jetë Super Bowl-in, vendosi njërën dorë në zemër dhe tjetrën te portofoli. Bëhuni gati që të shkrini të gjitha kursimet, sepse, sipas plataformës TickPick, është e nevojshme të paguhen shifra me tre zero për atë që mund të bëhet Super Bowl-i më i shtrenjtë në histori.

Duke u nisur nga të dhënat e programit të shitjes, që sillen për publikun nga ‘New York Times’, ata që duan të jenë në shkallët e ‘Allegiant Stadium’ të Las Vegasit, duhet të shpenzojnë 9.835 dollarë, pak më shumë se 9.000 euro. Një shifër mjaft e lartë, po të kemi parasysh se vitin e kaluar, për të parë fitoren e Kansas City Chiefs ndaj Philadelphia Eagles, ‘mjaftonin’ pak më shumë se 4 mijë dollarë. Një rritje me 170%.

Gjithçka varet nga mundësia për të takuar yje të kinemasë dhe muzikës, duke nisur nga Taylor Swift, që pritet të mbërrijë nga Tokio, ku ndodhet për ‘Eras Tour’. Ajo do të bëjë tifo për të fejuarin Travis Kelce, lojtarin kryesor të Chiefs.

Ka edhe nga ata që janë gati të bëjnë çmenduri për të qenë prezent në Las Vegas. Vlera më e lartë e një bilete të shitur për Super Bowl 2024 është 14.810 dollarë. Ka edhe ndonjë tjetër që ka vendosur të shpenzojë 88.860 dollarë për 6 bileta.

Bileta e Super Bowl nuk është e vetmja vlerë e rritur gjatë sezonit të fundit. Për të ndjekur ndeshjen është e nevojshme të gjesh edhe një sistemim në qytet. Biletat e avionëve kanë shënuar nëj rritje mesatare prej 112%, kurse për hotelin duhet të paguash 140% më shumë se në 2023-shin. Duke mbledhur të gjithë faktorët, të qëndrosh për dy netë në Las Vegas, duhen minimum 10.000 dollarë për person. Një shifër që mund të rritet, nëse preferohen shërbime të tjera të ndryshme.

Më 11 shkurt, në orën 00.15 (në Shqipëri), Kansas City Chiefs do të tentojën të mbrojnë titullin nga sulmet e San Francisco 49ers. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e inauguruar në 2020-ën pas 3 vitesh punime dhe 1.97 miliardë dollarësh shpenzime, në ‘Allegiant Stadium’. Kapaciteti i stadiumit në periferi të Las Vegasit është 65.000 spektatorë për ndeshjet e NFL-së, për Super Bowl zgjerohet deri në 72.000 vende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë