Gazeta Si – Mjafton të blesh një hapësirë prej 30 sekondash publicitet dhe të njeh gjithë bota. Do të shohin të paktën 110 milionë njerëz në gjithë botën dhe do të mbetesh në memorien e tyre. Shumë e lehtë, vetëm nëse çmimet nuk do të ishin këto që janë.
Nëse po frikësoheni për shifrën që do t’u kërkohet për një reklamë gjatë ‘Halftime Show’, qetësohni, sepse në një edicion ku gjithçka është rritur, të paktën në këtë rast shpenzimet janë si një vit më parë.

Le të flasim më qartë me numra. Duhen 7 milionë dollarë për një reklamë që zgjat 30 sekonda, gati 6.5 milionë euro. Me fjalë të thjeshta: rreth 23 mijë dollarë sekondi.
Nëse po mendoni se bëhet fjalë për diçka të pamundur, do të habiteni kur të mësoni se më 1 shkurt të gjitha hapësirat publicitare në dispozicion të kompanive kryesore amerikane ishin të zëna për 11 shkurtin, kur luhet sfida mes Kansas City Chiefs dh San Francisco 49ers.
Pavarësisht valës së inflacionit që goditi globin në 2023-shin, tarifa është e njëjtë, por duhet theksuar se gjatë 20 viteve të fundit çmimi për një hapësirë publicitare është rritur 200%. Në 2004-ën ‘vetëm’ me 2.5 milionëi dollarë mbaroje punë qetësisht. Dhjetë vjet më pas duheshin 4 milionë dollarë, kurse tani shumë më shumë.
Nga Martin Scorsese te Lionel Mesi, protagonistët e reklamave
Të shpenzosh kaq shumë për 30 sekonda nuk mjafton, duhet të gjesh edhe personin e duhur për të reklamuar produktin. Në ‘Allegiant Stadium’, për shembull, do të bëjë debutimin regjisori i njohur, Martin Scorsese, për një spot të ‘SquareSpace’. Në një reklamë për ‘Uber Eats’, Jennifer Aniston do të ribashkohet me akorin e Friends, David Schwimmer.

Në pushim të ndeshjes do të performojë Usher, ndërsa prania e Taylor Swift nuk është kofirmuar. Super Bowl nuk është vetëm sport. Prania e mundshme e këngëtares për të duartrokitur të fejuarin Trevis Kelce, do t’i jepte të tjera ngjyra një audience tipike maskiliste. Do të reklamohen po ashtu edhe brande të bukurisë, si ‘e.l.f. Cosmetics’ dhe ‘Nyx Professional Makeup’.
Nuk do të mungojnë reklamat tradicionale. Mes markave të birrës ‘Michelob’ luan me Lionel Mesin. Nuk do të jenë këtë herë dy kolosë makinash, ‘General Motors’ dhe ‘Stellantis’, por do të jenë marka të tjera, si ‘Toyota’, ‘Kia’ dhe ‘Bmw’.
Macja e Kate McKinnon që bën miau për majonezën ‘Hellmann’s’ dhe Kris Jenner që ha një bisktotë ‘Oreo’ kanë të përbashkët një shifër shumë të lartë, falë një audience prej të paktën 100 milionë spektatorësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




