Propozim i SI

Supë me pulë dhe asparag, shoqëruar me patate dhe hudhra

Lëkura e asparagut dhe koha janë vendimtare në këtë recetë. Mishin i pulës do kohën e tij për tu zier së bashku me gjithë përbërësit e tjerë.

Përbërësit:

Asparag 700 gram

3 lugë gjelle vaj kikiriku

1 qepë

800 gram kofshë pule, me kockat brenda

krahë pule

2 limonë

2 karota të mesme

2 tufa trumzë të vogla

1 shkop selino

piper i zi

xhenxhefil

majdanoz

Përgatitja:

Së pari qëroni qepën, e prisni përgjysmë dhe e vendosni në një tenxhere ose tavë të madhe. Shtoni copat dhe krahët e pulës, karotat, degëzat e trumzës, shkopin e selinos të prerë në gjysmë, kokrrat e piperit dhe xhenxhefilin. Hidhni 2 litra ujë dhe lëreni të vlojë.

Ulni zjarrin, mbulojeni pjesërisht me kapak dhe lëreni të ziejë për 50 minuta, duke kontrolluar herë pas here nivelin e ujit.

Qëroni asparagun dhe më pas e prisni në copa të mëdha. Në një tigan të madh ngrohni vajin, më pas shtoni asparagun dhe lëreni për 10-15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier herë pas here. Hidhni 1,5 litër lëng pule, lëreni të vlojë, më pas ulni zjarrin dhe ziejini për 40 minuta derisa asparagu të zbuten plotësisht.

Hiqni copat e pulës nga lëngu dhe lërini mënjanë. (Mund t'ju mbetet pak lëng, kështu që kullojeni me kujdes përmes një sitë ose kullesë në një tas ose enë të madhe. Ftoheni dhe më pas ruajeni në frigorifer.) Hiqeni dhe hidhni lëkurën e pulës. Nxirreni mishin nga kockat, më pas grijeni ose priteni në rripa dhe lëreni mënjanë.

Asparagun grijeni me një blender duke e kthyer në një masë kremoze. Pasi ta keni hedhur në një enë, hidhni në të edhe pulën e grirë.

Për të përfunduar, grijeni imët majdanozin dhe përzieni. Kontrolloni erëzat duke shtuar kripë, piper dhe lëng limoni për shije. (Mund të mos keni nevojë për të gjithë limonin.) Qëroni dhe prisni përsëri asparag, skuqeni në vaj në një tigan të cekët për 7-10 minuta derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Shtojini në supë dhe më pas nxirrni gjethet e trumzës nga kërcelli dhe spërkatini sipër në minutën e fundit.

Patate të pjekura me hudhër dhe djathë

Mbushja me krem ​​djathi funksionon si për patatet ashtu edhe për asparagun Nëse jeni duke përdorur asparag, pritini ato përgjysmë dhe përdorni dyfishin e sasisë së vajit të ullirit.

Patate të pjekura me hudhër dhe djathë

Përbërja:

1.5 kilogram patate

3 lugë vaj ulliri

6 thelpinj hudhër

Për mbushjen:

200 gr krem djathi

25 gr majdanoz

gjethet e trumzës

lëng limoni

piper

Ngrohni furrën në 200 gradë. Vendosni patatet në një tepsi, hidhni vaj ulliri, kripë dhe piper. Përziejini që të marinohen të gjitha. Hidhni thelpinjtë e hudhrës, të plota, midis tyre.

Piqni për rreth 45 minuta ose derisa të zbuten. (Duhet t'i provoni vazhdimisht pasi koha e saktë do të varet shumë nga madhësia dhe shumëllojshmëria e patateve tuaja.) Kur hudhra të jetë pjekur për 30 minuta, hiqeni dhe lëreni të ftohet pak.

Vendosni kremin e djathit në një enë. Hidhni majdanozin dhe më pas shtoni trumzën. Hudhrën shtypeni brenda në djathë. Më pas hidhni dhe lëngun e limonit dhe përziejini për disa sekonda duke shtuar edhe piperin.

Patatet hidhini në një pjatë dhe në mes tyre hidhni masën e krijuar nga djathi. Kjo pjatë shoqëron supën me pulë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë