Shkon në 7 numri i të ndaluarve për sulmin me armë ndaj hotel "Voloreka" në Tushemisht. Kapet dhe vihet në pranga organizatori tjetër i ngjarjes, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre. Policia njofton se pas Ilir Berberit në pranga kanë rënë edhe organizatori i dytë ngjarjes Meard Berberi, ekzekutori Anterio Kaloshi si dhe bashkëpunëtori i tyre Ervin Kalaja i cili i ka strehuar. Policia është në kërkim dhe të një personi të tetë për ngjarjen, i identifikuar me inicialet B.S.
Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikues nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.
Shkak i kësaj ngjarje është se autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencë, kanë organizuar sulmin me armë, ku referuar policisë kanë tentuar që t'i vrisnin djalin. Si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro. Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.