Bota

Sulmi me mbi 140 të vdekur në Moskë, Putin: Agresorët po shkonin drejt Ukrainës, përgjegjësit do marrin përgjigje

Presidenti rus ka reaguar për herë të parë pas sulmit me armë në sallën e koncerteve në perfieri të Mosksë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 143 persona. Putin thotë se është një akt barbar. Ai bëri me dije se agresorët janë kapur, duke shtuar se po përpiqeshin t'ja mbathnin drejt Ukrainës. Sipas tij të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigje.

Rusia ka arrestuar 11 persona të dyshuar që mendohet se janë përfshirë në sulmin terrorist në Moskë mbrëmjen e së premtes (22 mars).

Mes të arrestuarve janë edhe 4 autorët e dyshuar të ngjarjes makabre.

“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për ndalimin e 11 personave, përfshirë katër terroristë që morën pjesë në sulmin në Crocus City Hall”, raporton TASS.

FSB po punonn gjithashtu për të krijuar “bazën e bashkëpunëtorëve” të atyre që u përfshinë në sulm.

Nuk u dhanë detaje se kush janë të dyshuarit, nga mund të jenë apo si u arrestuan por raportohet se dyshohet te kene pasur pasaporta nga Taxhikistani.

Dy prej autorëve të dyshuar të sulmit u vendosën në pranga gjatë një operacioni policor. Ndërkohë, numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 115, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se janë të paktën 3 fëmijë

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, përmes një postimi në Telegram. Reuters raporton se ajo është postuar në një  kanal Telegram të Shtetit Islamik.

Në deklaratën e plotë thuhet: “Militantët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në vend përpara se të tërhiqeshin në mënyrë të sigurt në bazat e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë