Bota

Masakër në Moskë, sulm terrorist gjatë një koncerti, 40 viktima. SHBA: Nuk ka indicie se Kievi është përfshirë (foto, video)

Nga Gazeta 'Si'-Kryeqytetit rus, Moska është tronditur këtë të premte nga një sulm i armatosur në një sallë koncertesh ku raportohet për 40 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave autoritetet në Moske e konsiderojnë si një sulm terrorist.

Në pamjet që janë publikuar nga mediat dhe rrjetet sociale shihen disa persona të futen në sallën e koncerteve të armatosur. Më pas ata fillojnë të qëllojnë me armë zjarri. Në video dëgjohen edhe ulërimat e të pranishmëve në sallën e koncerteve.

Shërbimi rus i sigurisë, FSB, thotë se po merr “të gjitha masat e nevojshme” në lidhje me të shtënat në sallën e koncerteve pranë Moskës, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova thotë se incidenti është një “sulm terrorist”. Ndërkohë për sulmin ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila thotë se për momenti nuk ka asnjë tregues që prapa këtij sulmi fshihet Ukraina.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i përshkroi imazhet si "të tmerrshme".

“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,” tha ai në një konferencë shtypi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha “për sigurinë e tyre”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë