Faqja e INSTAT e cila ishte hakeruar nga hakerat iranianë, është rikthyer në funksionalitet të plotë pas katër ditësh e bllokuar.
INSTAT me anë të dy reagimeve publike tha se janë prekur vetëm disa servera dhe jo të dhënat e CENS-it që sapo përfundoi. “Homeland Justice” mohuan këtë konstatim duke thënë se kanë vjedhur dhe fshirë 100 terrabyte të dhëna nga CENS-i.
Hakerat iranianë kishin marrë edhe të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës dhe kanë publikuar numre personal, emër, mbiemër, numër celulari, adresë e-maili, adresë banimi, IBAN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.