Treg

Sulmi i rebelëve Houthi në Detin e Kuq rrit çmimin e naftës

Grupi militant Huthi, i mbështetur nga Irani, deklaroi se ka sulmuar dy anije-cisternë saudite të naftës në Detin e Kuq, duke shënuar sulmin e parë që nga vendosja e bllokadës detare këtë javë.

Sipas Huthive, anijet Encelia dhe Layla u goditën me raketa lundruese dhe dronë, pasi akuzohen se kishin shkelur bllokadën e Detit të Kuq. Rebelët thanë se sulmet shkaktuan zjarre në të dyja anijet dhe paralajmëruan se operacionet kundër Arabisë Saudite do të vazhdojnë.

Autoritetet detare britanike konfirmuan se kanë marrë një raport nga një anije-cisternë, ekuipazhi i së cilës njoftoi se ishte goditur nga një predhë e panjohur rreth 70 milje larg brigjeve saudite.

Pas sulmit, çmimi i naftës Brent u rrit me 2%, duke arritur në 95.95 dollarë për fuçi, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të shtohen./ft


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë