Futboll

Sulmi i Kukësit hipnotizon Tiranën, Partizani në krizë

Tirana pëson humbjen e parë nga Kukësi, që e barazon me pikë tashmë dhe të dy ndajnë kreun e renditjes me nga 10 pikë. Një ndeshje me shumë ritëm në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Kukësi ka vërtetuar se ka një sulm vërtet të frikshëm dhe ka fituar 2-1. Treshja Abazaj-Gavazaj-Shkurtaj ka vallëzuar në fushë dhe ka shënuar dy herë në portën e Tiranës me Abazajn dhe Shkurtajn. Kobina shënoi vetëm golin e nderit në fund të ndeshjes për Tiranën, që kërkoi me çdo kusht ta shmangte humbjen, pasi javën e ardhshme është derbi. Kukësi ka treguar këtë herë se vërtet ka “stofin” e një pretendenti të denjë për titullin kampion.

Barazim dramatik për Partizanin, që udhëhiqte 1-0 deri në minutën e 3-të shtesë, kur Bylisi shënoi me afrikanin Ntepe. Një rezultat që e mban në fije të perit trajnerin Franko Lerda, pasi javët po kalojnë dhe Partizani po lë shumë pikë. Ka pësuar dy humbje dhe sot ka lënë dy pikë të tjera. Të kuqtë vuajtën shumë, por gjetën avantazhin me një autogol të Peposhit, pas një krosi të Trashit. Drejtuesit e klubit të kuq ende nuk janë prononcuar zyrtarisht në lidhje me çështjen e trajnerit, por mbetet për t’u parë, nëse do t’i jepet shansi për derbin, apo jo.

Nga ndeshja Partizani-Bylis, 1-1. Gazeta Si, 21 shtator 2019

Skënderbeu mundi Teutën në Korçë, duk i shkaktuar humbjen e parë skuadrës durrsake për këtë kampionat, Vendosi një gol i sulmuesit Blerim Krasniqi që në pjesën e parë dhe korçarët arritën fitoren e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë