Futboll

Sulmet raciste po rrezikojnë futbollin anglez

Futbolli mund të përjetojë një tjetër "Eric Cantona moment" nëse qeveria angleze nuk merr masa për të ndaluar abuzimin racor të lojtarëve, thotë ish-sulmuesi i Tottenham, Garth Crooks. Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesi Marcus Rashford janë abuzuar në mediat sociale pasi gabuan penalltitë në javën e kaluar.

Eric Kantona kur ishte te United sulmoi në stilin kong-fu një tifoz Crystal Palace në turmë, pasi pretendoi se ai ishte abuzuar gjatë gjithë lojës në janar 1995.

Sulmi i Kantona ndaj tifozit - Gazeta Si, 26 gusht 2019

"Nëse diçka drastike nuk bëhet shpejt, mund të jemi duke kaluar një moment si ai Eric Cantona dhe nëse vërtetë ndodh, fajin do ta kemi vetëm ne," tha Crooks. "Asnjëherë nuk kam menduar se do të flas për futbollistët që sulmohen me bazë racën në këtë ditë dhe në këtë moshë, kur futbolli ka arritur në majat më të larta të nivelit financiar dhe emancipimi është rritur me hapa galoponte. Abuzimi racor në mediat sociale është jashtë kontrollit dhe abuzimi në terrenet e futbollit nuk është shumë larg".

Twitter ka thënë se do t’i shqyrtojë të gjitha postimet që përmbajnë gjuhë urrejtje ndaj Poul Pogba, i cili u shënjestrua nga sulmet raciste pas një penalltie të humbur në barazim 1-1 të United ndaj Wolves.

Disa nga shokët e skuadrës së Pogba - përfshirë sulmuesin 21-vjeçar të Anglisë, Rashford, i cili gjithashtu u vu në shënjestër, pasi humbi një penallti të shtunën - kritikuan sulmet, ndërsa Phil Neville bëri thirrje për futbollistët për t’i "bojkotuar" mediet sociale.

Ish-futbollisti i Totenham, Garth Crooks - Gazeta Si, 26 gusht 2019

"Phil Neville ishte i detyruar të thoshte se ne duhet të marren masa drastike tani si një komunitet futbolli. Unë mendoj se ai ka të drejtë," shtoi Crooks. "Menaxherët dhe lojtarët duhet të bojkotojnë mediet sociale. Fushata e jashtëzakonshme e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë ishte një fillim, por qartësisht nuk ishte e mjaftueshme.

"Autoritetet e Ligës dhe Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport kanë bërë deklarata të forta duke denoncuar këto sulme raciale, por qeveria duhet të shpejtojë me ashpërsimin e legjislacionit për këto ngjarje të shëmtuara."- mbylli intervistën e tij, Crooks për BBC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë