Futboll

Sulm nga Spanja për Premier Ligën: Klubet e saj, ekonomikisht të dopuar!

Gazeta Si – “Ligji i 'forcës' të Premier Ligës, por nuk është kështu. Është një kompeticion i bazuar në humbje milionere nga kjlubet (të ardhurat që ata kanë nuk mjaftojnë). Pjesa më e madhe e klubeve janë ekonomikisht të dopuar".

Me një postim në Tuiter, presidenti i Ligës, Havier Tebas, ka sulmuar përsëri kategorinë më të lartë të futbollit anglez, protagoniste absolute e sesionit dimëror të merkatos.

Havier Tebas. Gazeta Si, 1 shkurt 2023

Sipas ‘BBC’-së, në janar klubet angleze kanë investuar 922 milionë euro, nga të cilat 311 vetëm në ditën e fundit të tratativave. Merkaton më të bujshme e ka bërë Çelsi, që në janar ka shpenzuar shifrën rekord të 326 milionë eurove, më shumë se Serie A, Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga të gjitha bashkë.

Tebas është një nga personazhet që del gjithmonë hapur me qëndrimet e tij në lidhje me çështjet kryesore në futboll. Gjithmonë ka qenë kundër sheikëve në futboll, sepse klubet e tyre, sipas tij, shkelin rregullat e fair play-it financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë