Gazeta Si – Një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach, në jug të Austrisë, duke vrarë një 14-vjeçar. Sipas mediave lokale krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor.
Mediat austriake raportojnë se është arrestuar autori i sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi.
Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.
Një dëshmitar i sulmit pasi ka parë skenën, ka përplasur sirianin me makinën e tij, duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.