Ka ndodhur

Sulm me armë zjarri në ‘Don Bosko’. Dy të plagosur, njëri me precedent penal

Nga Gazeta 'SI' - Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pasditen e të martës në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Policia raporton dy të plagosur, shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat dha detaje nga ngjarja.

Vocaj tha se është gjetur makina e djegur në afërsi të Kamzës dhe në të është gjetur një armë zjarri. Ai tha se janë sekuestruar në total shtatë gëzhoja si dhe janë identifikuar targat e mjetit.

"Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike si ka ndodhur ngjarja. E kemi idenë e qartë për ngjarjen kriminale që ka ndodhur. Kanë hapur zjarr nga makina është probabilitet i madh që të kene qenë të maskuar", bëri të ditur drejtori i policisë nga vendi ku ndodhi atentati.

Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penalë

Të plagosurit ishin në një tavolinë kur u është bërë atentati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë