Kosova

Sulm me armë zjarri drejt një autobusi me nxënës në Deçan, vdes shoferi dhe dy nxënëse

Një autobus me nxënës në Gllogjan të Komunës së Deçanit është qëlluar me kallashnikov.

Sipas raportimeve të para nga mediet vendase, shoferi i automjetit dhe dy nxënës me iniciale G.M 17 vjeç dhe L.H 18 vjeç kanë ndërruar jetë.

Ndërkaq është raportuar se kanë mbetur të plagosur edhe disa të rinj, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka deklaruar se policia e shtetit dhe  prokuroria janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Ndërkaq ai bën me dije se automjeti po udhëtonte nga Gjakova në Deçan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë