Futboll

Suksesi i Kosovës, përralla që po mahnit Europën

Kaq e vogël, kaq e re dhe tashmë, në mënyrën e saj origjinale e pamposhtur, që nga tetori i vitit 2017. Kjo është Kosova, ose siç ndryshe tani po konsiderohet, mrekullia e re e futbollit europian. Skuadra e dardane po mrekullon me lojën dhe rezultatet e saj dhe të gjitha mediet sportive në botë e kanë pasur në fokus. Sidomos ato italiane kanë shkruar mëngjesin e kësaj të marte me superlativa për ekipin e Bernard Challandes.

https://youtu.be/zRGkOGUxyTU
Festa e lojtarëve kosovarë në dhomat e zhveshjes pas fitores me Bullgarinë

Për ata që kanë parë vetëm ndeshjen e mbrëmshme, vlen të kthehemi pas në kohë, pikërisht në qershorin e vitit 2016-të. Pas disa vitesh vuajtje, mes luftës për t’u njohur nga Fifa dhe Uefa, Kosova me në krye ish-presidentin e FFK, Fadil Vokrri ia dolën që të pranohen në dy organizmat më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Që nga ai moment, Kosova pati mundësinë për të krijuar ekipin e vetë përfaqësues, por rruga për të marrë pjesë në garat zyrtare nuk do të ishte aq e thjeshtë. Në vitin 2016 Kosova ia doli të merrte pjesë në kualifikuesit e Kupës së Botës (në grup me Kroacinë, Finlandën, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën ). Kjo aventurë e parë nuk rezultoi dhe aq mirë për ekipin më të ri përfaqësues të Europës, pasi nuk pati ndonjë rezultat shumë impresionues dhe ajo humbje 6-0 kundër Kroacisë, la një shije disi të hidhur.

Megjithatë, në vitin 2018, Bernard Challandes mbërriti në stolin e Kosovës dhe e revolucionoi ekipin. Në të shkuarën Kosova nëse do kishte pasur një ekip mbase do kishte shkuar disa herë në Europian apo Botëror, po të marrim parasysh se lojtarë, si Shaqiri, Xhaka, Berhami, Januzaj, Mustafi janë me origjinë ose të lindur në Kosovë, por për shkaqe politike ata e kanë krijuar karrierën e tij me ekipe të tjera, kryesisht me Zvicrën.

Ekipi i Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë

Kosova debutoi në Ligën e Kombeve dhe e mbylli e para grupin e saj në Ligën D pa disfatë dhe në radhë të parë, një rezultat i denjë drejt qëllimit final që të arrinte të sigurojë pjesëmarrjen në Europianin 2020. Hapi tjetër ishin kualifikueset e para për kampionatin Europian. Rezultati deri tani ka qenë thjesht impresionues! Tre ndeshje, dy kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi dhe fitorja e parë erdhi të hënën në Sofje. Në grupin me Anglinë (më të cilën përballet më 10 shtator në Southampton) nuk do të jetë e lehtë të marrë një nga dy vendet e para. Por tashmë mundësitë janë rritur shume dhe të gjithë shpresojnë dhe presin vetëm fitore të jashtëzakonshme për një skuadër përfaqësuese që mori dritën jeshile nga Fifa në maj 2016 dhe luajti ndeshjen e saj të parë në muajin e qershor. Vendi, i cili dëshiron të promovojë pavarësinë përmes futbollit, saktësisht njëzet vjet pas përfundimit të një lufte që shkaktoi vdekjen e mbi dhjetë mijë civilëve, është e çmendur për ekipin e saj, i cili ka lindur në vështirësi dhe këto vështirësi e kanë kalitur duke e bërë më të fortë.

https://twitter.com/thatstandardkid/status/1138198220339916802
Goli i tretë i Kosovës nga Elbasan Rashani në sfidën kundër Bullgarisë

Me shumë siguri grupi A për eliminatoret e kampionatit Europian do të fitohet nga Anglia, por pas “tre luanëve”, Republika Çeke tani duhet t’i bëjë llogaritë me Kosovën, e cila deri më tani i mbyllur llogaritë me Bullgarinë dhe Malin e Zi. Kosova me tre ndeshjet e para e ka demonstruar aftësinë e saj për të qenë konkurruese edhe kur në disa raste fatin nuk e ka pasur me vete. Ëndrra europiane, për një vend me një histori të trazuar si Kosova, do të ishte diçka që vërtetë do të shkonte përtej futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë