Para

Suficiti i qeverisë ‘than’ tregun për lekë. BSH hodhi në qarkullim mbi 54 mld gjatë tremujorit të tretë

Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë hodhi në treg 54.2 mld lekë në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke e rritur atë me 10 mld nga gjysma e parë e vitit.

Sipas njoftimit të BSH-së mungesa e lekut në qarkullim ishte në nivele maksimale dhe për këtë ajo ka vijuar të organizojë ankande të blerjes së letrave me vlerë, por pjesëmarrja e bankave ka qenë e ulët për shkak të trendit rënës së yieldeve në ankandet e tregut primar dhe riklasifikimin e letrave me vlerë në hold to maturity gjatë vitit 2022 prej bankave të nivelit të dytë.

Faktori kryesor i kësaj mungese është suficiti i qeverisë, miliarda lekë që qëndrojnë në llogaritë e saj.  

Paraja në qarkullim për të njëjtën periudhë është rritur me 4.07 miliardë lekë, ku vetëm në muajin korrik u regjistrua një rritje me 5.56 miliardë lekë. Në periudhën qershor-korrik, rritja e parasë në qarkullim ka qenë 10.63 miliardë lekë, duke bërë që shenjat e mëparshme të një ecurie më pozitive të këtij faktori në kushtet e normave të interesit më të larta, të zhbëhen gjatë këtij tremujori.

Faktorë me ndikimin pozitiv në likuiditetin e bankave kanë qenë blerjet e valutës nga bankat e nivelit të dytë për në total 9.73 miliardë lekë.

Deri në fund të tremujorit të tretë, BSH tregon se ka tërhequr rreth 66.5 mln euro valutë nga tregu, plani është të blejë edhe 90 mln euro deri në fund të vitit, në 4 ankande.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë