Komunitet

Suedia shumë larg “imunitetit të tufës” edhe pse nuk u izolua

Edhe pse është ndër vendet e vetme në botë që nuk hyri në izolim, Suedia ka zbuluar se deri në fund të prillit, vetëm 7.3% e njerëzve në Stokholm kishin zhvilluar antitrupat e nevojshëm për të luftuar koronavirusin.

Kjo shifër është afërsisht e ngjashme me vendet e tjera europiane që hynë në karantinë, duke sinjalizuar dy lajme të këqija për studiuesit dhe qeveritë në mbarë botën. E para është se virusi ka infektuar të njëjtin numër qytetarësh për banorë, si në një vend që hyn në izolim total, ashtu edhe në një vend që vazhdon jetën pothuajse si normalisht, duke e bërë efektin e masave të bllokimit pothuajse të papërfillshëm.

Lajmi i dytë i keq është se mos hyrja në karantinë, nuk do të thotë që një vend e arrin më shpesh imunitetin e tufës. Ashtu si vendet e tjera europiane, edhe Suedia ka 90% të popullatës të pa infektuar.

Shefi i epidemiologut të Suedisë, Anders Tegnell u tregua optimist, kur tha se numri ishte “pak më i ulët” sesa pritej “por jo jashtëzakonisht i ulët.”

Studimi i kryer nga Agjensia e Shëndetit Publik Suedez synon të përcaktojë imunitetin e mundshëm të tufës në popullatë, bazuar në 1111 teste të kryera brenda një jave. Ai synon të kryejë të njëjtin numër për një periudhe tetë javore. Rezultatet nga rajone të tjera do të jepen më vonë, tha një zëdhënës i Autoritetit të Shëndetit Publik.

Suedia ka adoptuar një strategji të ndryshme ndaj kombeve të tjera Nordike gjatë pandemisë, duke zgjedhur të shmangte izolimin dhe të mbajë të hapur shkollat, restorantet, sallonet dhe baret. Sidoqoftë, ajo u kërkoi njerëzve të përmbahen nga udhëtimet e gjata, duke i kushtuar një vëmendje përgjegjësisë personale.

Strategjia u kritikua nga studiuesit suedez herët, të cilët thanë se përpjekja për të krijuar imunitet tufë kishte përparësi. Por autoritetet mohuan që arritja e imunitetit të tufave ishte qëllimi i tyre.

Imuniteti i tufës arrihet kur shumica e një popullate të caktuar, 60 deri 90%, bëhet imune ndaj një sëmundje infektive, qoftë sepse ato janë infektuar dhe shëruar, ose përmes vaksinimit. Kur kjo të ndodhë, sëmundja ka më pak të ngjarë të përhapet te njerëzit që janë imunë.

“Asnjë komunitet ende nuk e ka arritur enden imunitetin e tufës”, tha Michael Mina, Asistent Profesor i Epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit.

Përqindja e suedezëve që kanë formuar antitrupa nuk është larg nga ajo e vendeve të tjera që zbatuan bllokime. Në Spanjë, 5% e njerëzve kishin zhvilluar antitrupa deri më 14 maj, sipas rezultateve paraprake të një studimi epidemiologjik nga qeveria.

Sipas Martin Kuba, një rajon zyrtar i Republikën Ceke i cili udhëhoqi një testim masiv për antitrupat e koronavirusit në mesin e punonjësve të vijës së parë, rezultatet fillestare treguan se përqindja e njerëzve që kanë pasur sëmundje nuk e kalonte 6 për qind.

Ndërkohë, studiuesit amerikanë thonë se 5 deri dhe 15% e njerëzve në SHBA kanë qenë të infektuar. Ata parashikojnë se koronavirusi do të qarkullonte dhe infektonte të paktën 60% në 70% të popullsisë para se të ngadalësohej, por paralajmërojnë se bota kishte “një rrugë të gjatë përpara” se të arrinte imunitetin e tufës. Ata vlerësojnë se ai ka të ngjarë të zgjasë nga 18 deri në 24 muaj.

Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit thotë nga ana tjetër thonë se koncepti i imunitetit të tufës ishte një “llogaritje e rrezikshme”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë