Kombetarja

Suedi-Shqipëri/ Mbyllet 0-0 pjesa e parë, penallti e mohuar dhe gol i anuluar për kuqezinjtë

Gazeta Si – Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e miqësores Suedi-Shqipëri, që po luhet në Stokholm.

Kombëtarja jonë ishte shumë më ndryshe në lojë në krahasim me ndeshjen me Kilin. Në fillim Armando Brojës iu mohua një 11-metërsh, pasi u mbajt në zonë nga një mbrojtës suedez. Broja shënoi edhe një gol, që u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit kuqezi.

Bajrami rrezikoi me një goditje dënimi, kurse Laçi nuk mundi të finalizonte një aksion të shpejtë të skuadrës sonë.

Suedia në anën tjetër goditi shtyllën me Forsberg, kurse në dy raste të tjera u ndal nga Strakosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë