Ngjarje

Stuhia ‘Ciaran’/ Situata në gjithë vendin; Rënie inertesh e gurësh në akset kryesore, ndërpreje e energjisë, bllokim lundrimi   

Stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën, të premten përfshiu edhe vendin tonë. Si pasojë e shiut të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por pa humbje jete. Gazetasi.al sjell një përmbledhje të situatës gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar të cilat deri në mëngjesin e të shtunës kanë arritur në 50mm. Situata në qark paraqitet pa shumë problematika. Akset rrugore Elbasan-Q.Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Stërblevë kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe te bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujerave në rrugë. Prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar.

Në qarkun e Dibrës vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit.

Pasojat e motit ne Rrugen e Arbrit

Probleme ka edhe në njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, etj.,  ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona.

Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.

Në Korçë gjithashtu ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.

Më të prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike janë Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE Korçë, 139 abonentë zonat rurale: Zona Strelcë, Strelcë, Velçan dhe Popçisht janë pa energji elektrike.

Energjia elektrike u shkëput edhe në fshatrat Orman, Sheqeras, Rëmbec dhe terovë të Bashkisë Maliq, ku 1500 abonentë të kësaj zone janë pa energji elektrike. Gjithashtu dhe 900 familje në zonat rurale të qytetit të Korçës, së bashku me 150 të tjerë në qytet janë pa energji elektrike. 

Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka krijuar probleme edhe në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, deri në orët e paradites të së shtunës kanë rënë rreth 50 mm shi të shoqëruara me erë, duke krijuar situatë problematike në zonën turistike të Shëngjinit.

Krahas detit të trazuar me dallgëzim të lartë, reshjet e dendura të shiut përmbytën disa zona në Shëngjin. Kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe në qendër të qytetit, rrugës e përgjatë shëtitores dhe në atë të Kunes.

Niveli i ujit në disa pika arriti deri në 40 cm, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Gjithashtu nga moti i keq në Lezhë vijon të jetë i pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet, ndërsa probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra.

Të tre segmentet e bllokuara ditën e djeshme nga shembjet e dheut ne rrugen e Thethit tashmë janë të lira për qarkullim.

Niveli i reshjeve të shiut ka qene 20 mm.

Deri tani nuk ka informacione për probleme në sistemin e kullimit, nivelet janë në kuota të ulëta.

Nga OShE, bëhet me dije se situate problematike por nën komtroll raportohet edhe në Shkodër:

Në Bashkinë Shkodër të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan. Raportohen për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Shkrel e Kelmend.

Nuk raportohet për bllokim të rrugëve nacionale apo rurale.

Në bashkinë Pukë vazhdon të ketë reshje të dendura shiu,  fshati Buzhale ka nderprerje të energjise si pasojë e dëmtimit të kabinës elektrike, ndërprerje të energjisë kanë dhe Njesitë Administrative Rrape dhe Gjegjan.

Probleme janë shfaqur në njësitë administrative Bushat, Temal dhe Shllak ku nuk ka energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave.

Në bashinë Pukë (deri ne publikimin e ketij lajmi) vazhdon të këtë reshje të dendura shiu, fshati Buzhalë ka ndërprerje të energjisë si pasojë e dëmtimit të kabinës elektrike, ndërprerje të energjisë kanë dhe Njësitë Administrative Rrape dhe Gjegjan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë