Ngjarje

MM: Përmirësohet situata, po punohet për zhbllokimin e rrugëve dhe rilidhjen e energjisë në disa qytete

Nga Gazeta Si- Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informon se ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, kanë punuar në terren për të mundësuar qarkullimin në disa zona të prekura.

Ndërkohë, në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë.

Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Ndërsa në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve si dhe po punohet për rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë