Grupi kërkimor, studimi i të cilëve tërhoqi vëmendjen e madhe mbi minimizimin e rrezikut nga konsumimi i mishit të kuq, ka marrë fonde nga një program Universitar i cili është mbështetur pjesërisht nga industria e mishit të viçit.
Studimi i Annals referuar Mjekësisë së Brendshme tronditi botën e të ushqyerit, duke treguar se efektet negative të shëndetit nga konsumimi i mishit të kuq e të përpunuar, kishin qenë të mbivlerësuara. Grupi Ndërkombëtar i Studimeve kryesuar nga Bradley C. Johnston, një epidemiolog në Universitetin Dalhousie në Kanada, arriti në përfundimin se paralajmërimet që lidhin konsumimin e mishit të kuq me sëmundjet e zemrës e të kancerit nuk janë mbështetur në prova të mirëfillta shkencore.
Grupi që e quajti veten NutriRECS u rekomandonte konsumuesve të mishit të vazhdonin të ushqeheshin natyrshëm. Kërkimet nxorën në pah që rreth 20 studiues të këtij grupi, kishin partneritet me Universitetin e A&M në Teksas, i cili financohet pjesërisht nga industria e viçit. Kjo bëri që ky studim të përfshihet në debate mbi konfliktin e të mos merren në konsideratë konkluzionet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.