Shendet

Studimi zbulon ditën kur ka më shumë gjasa për një atak në zemër

Sipas një studimi të ri, ditën e hënë ka më shumë gjasa që një person të pësojë një atak në zemër.

Studimi zbuloi se gjasat për një atak në zemër që të ndodhë të hënën janë 13% më shumë se sa ditët e tjera të javës. Doktorët në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve në Irlandë analizuan të dhënat e 10 538 pacientëve në të gjithë vendin.

Këta persona janë shtruar në spital mes viteve 2013 dhe 2018. Shumica e tyre kanë pasur lloj serioz ataku në zemër, ose siç njihet infarkti i miokardit (STEMI). Kjo ndodh kur një arteriet kryesore të zemrës bllokohet.

Kërkuesit vunë re një rritje të këtyre atakeve në zemër në fillim të javës, me nivel më të lartë të hënën.

The Independent shkruan se kishte gjithashtu norma më të larta se sa pritej të dielën, sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Mançester.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë plotësisht këtë fenomen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë