Shendet

Skizofreninë nuk e kemi kuruar siç duhet deri tani

Një teknikë e re e skanimit të trurit ka zbuluar prova që sugjerojnë se skizofrenia vjen nga humbja e disa indeve që ndodhen mes qelizave të trurit.
Shkencëtarët kishin dyshuar edhe më parë për diçka të tillë, por ishte pikërisht hulumtimi i fundit që provoi këtë hipoteze, duke iu dhënë mundësinë shkencëtarëve në krijimin e medikamenteve më të mira për pacient.
Oliver Howes nga Instituti i Shkencave Mjekësore në Londër, tha se trajtimet aktuale për skizofreninë synojnë vetëm rehabilitimin e simptomave psikotike.
“Simptomat e tjera si humbja e aftësisë së njohjes së personave, humbja e aftësisë së planifikimit ose krijimi, janë ende pa trajtim për sa i përket kësaj sëmundjeje,” shtoi ai.
Howes beson se dëmtimi i këtyre indeve, e njohur ndryshe si sinapsa, janë përgjegjëse për këtë grup simptomash të cilat duhen kuruar. Sipas shkencëtarëve, një ndër problemet më të mëdha të mjekësisë është se medikamentet nuk trajtojnë të gjitha simptomat e një sëmundje.

Studimi i botuar në revistën “Nature Communication”, u përqendrua në matjen e një proteine të gjetur në sinapset e quajtur SV2A, e cila ka treguar së është trajtim për densitetin e përgjithshëm të lidhjeve në tru.
Ata përdorën një gjurmues që e lidhën me proteinën, i cili lëshon një sinjal në skanerin që përdoret për të parë gjendjen e trurit. Në këtë studim morën pjesë 18 veta të cilët ishin diagnostikuar me skizofreni dhe të dhënat e tyre u krahasuan me 18 njerëz normal.
Ata zbuluan se nivelet e proteinës SV2A ishin dukshëm më të ulëta në pjesën e përparme të trurit të njerëzve të sëmurë.
“Diçka e mirë është se ne kemi mundësinë t’i studiojmë këto fenomene dhe të shohim më pas se cilat medikamente mund të funksionojnë” shprehet Howes.
Studiuesit kanë gjetur prova paraprake se niveli i proteinës është i lidhur me performancën konjitive tek njerëzit me skizofreni. Howes së bashku me kolegët e tij po merren me një tjetër studim tashmë që synon parandalimin e dëmtimit të këtyre indeve.
Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta. Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë