Shkencë

Studimi: Retë artificiale dhe gjeo-inxhinieria janë të rrezikshme

Një studim i ri bie në kundërshtim me përdorimin e gjeo-inxhinierisë për realizimin e reve artificiale për të “luftuar” ndryshimet klimaterike. Studiuesit tregojnë se mund të sjellin ndryshime të cilat rezultojnë të rrezikshme për disa pjesë të botë.
Studimi i publikuar në revistën “Ndryshimet klimaterike”, tregon se realizimi i reve artificiale mund të jenë efikase vetëm për disa vende të botës, ndërsa në disa vende të tjera mund të shkaktojë përmbytje. Shumë ekspertë të klimës kanë paralajmëruar se ndikimi në ndryshimet klimaterike dhe dyfishimi i sulfuratit në atmosferë, mund të rrezikojë rajonet.
Ndërsa një shkencëtar i cili nuk ka marrë pjesë në studim, tha se përfundimi që gjeo-inxhinieria është e rrezikshme është shumë gjithëpërfshirëse, sepse për disa vende është e këshillueshme.
Ndërsa disa grupe të evokimit të klimës argumentojnë se teknologjia e paprovuar mund të pengojë përpjekjet për të zvogëluar dyoksidin e karbonit. Por, bashkautori i studimit David Keithm, një profesor inxhinierie në Harvard, tha se studiuesit ende nuk duhet të përjashtojë gjeo inxhinierinë si mundësi për shpëtimin e botës nga ngrohja globale.

“Nuk po them se e dimë që gjeo-inxhinieria nuk do të funksionojë, por as nuk mund ta them se do të jetë tërësisht efikase sepse studimet nuk janë tërësisht të sakta,” tha ai.
Keith tha se mesazhi kryesor i studimit të tij ishte se, ekziston mundësia që gjeo-inxhinieria mund të zvogëlojë rreziqet e ndryshimeve klimaterike vetëm për disa vende.
Një raport i OKB-së vitin e kaluar tregoi se gjeo-inxhinieria, duke injektuar dioksidi squfuri në atmosferë mund të jetë i nevojshëm por duhet një informacion i detajuar.

Keith shpreson që gjetjet tij të jenë të pa vërteta dhe që bot të ketë një zgjidhje për ngrohjen globale, por Alan Robock një pedagog i gjeofizikës në universitetin Rutgers në Nju Xhersi u shpreh se edhe në studime të mëparshme kanë nxjerrë përfundime të ngjashme.
Robock tha se nga hulumtimet që ai ka kryer përmban një listë prej 27 arsyesh, pse ndikimi në ndryshimet klimaterike në këtë mënyrë mund të jetë një ide e keqe. Ai shtoi se teknologjia mund të kushtojë qindra miliarda dollarë në vit dhe do të krijonin një mot që asnjë meteorolog nuk do ta parashikonte./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë