Shendet

Studimi: Përdorimi i terapive hormonale ul rrezikun e vdekjeve të parakohshme

Gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale mund të kenë një rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme. Një studim me më shumë se 105,000 pjesëmarrës tregoi se ato kishin 9 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa gratë e një moshe të ngjashme që nuk kishin pasur kurrë terapi të zëvendësimit të hormoneve(HRT). Studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore shikuan të dhënat mjekësore të grave të shëndetshme në Britani, të cilat kishin filluan të merrnin HRT 'të kombinuar' midis 1984 dhe 2017 nga mosha 46 deri në 65 vjeç. Terapia, e cila zëvendëson hormonet e humbura kur një grua kalon në menopauzë, është lidhur me një rrezik në rritje të kancerit të gjirit në disa studime.
Por autorët e studimit aktual thonë se terapia mund të ofrojë edhe përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë forcimin e kockave dhe reduktimin e rrezikut të thyerjes së tyre. Nick Steel, një bashkautor i studimit dhe profesor klinik i shëndetit publik në Shkollën Mjekësore Norwich, tha se është emocionuese që ky hulumtim i ri zbuloi se përdorimi i kombinuar i HRT ishte më i vlefshëm nga sa mendohej.
Hulumtimi i ri zbulon reduktimin 9 për qind të rrezikut të vdekjes për gratë që marrin HRT të kombinuar, i cili përfshin dy hormone - estrogjenin dhe progesteronin. HRT vetëm me estrogjen, i cili u jepet grave që kanë kryer histerektomi, nuk tregoi asnjë lidhje të rëndësishme me rrezikun e vdekjes. Studimi nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore në Britani, zbuloi se gratë me HRT të kombinuar kishin shkallë më të ulët të problemeve me zemrën dhe diabetit të tipit 2 sesa 224,643 gra të një moshe të ngjashme që nuk merrnin HRT. Haitham Hamoda, kryetar i Shoqatës Britanike të Menopauzës, tha se gjetjet dhanë "një mesazh shumë pozitiv dhe ofrojnë siguri për gratë gjatë menopauzës".
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë