Shendet

Studimi / Niveli i ulët i oksigjenit shton jetëgjatësinë

Të jetosh me sasi më të ulët oksigjeni shton jetëgjatësinë me 50%. Gjithashtu ndikon edhe në shtyrjen në kohë të shfaqjes së problemeve neurologjike që janë të lidhura me procesin e plakjes.

Këto janë rezultatet e një eksperimenti të Massachissets General Hospital në Boston mbi kaviet e laboratorit. Studiuesit i kanë vënë kaviet të jetojnë në kushte pothuajse të njëjta me ato që janë në Malin Everest, në 5000 metra lartësi, duke simuluar të njëjtën sasi oksigjeni që është aty.

Deri më sot reduktimi i sasisë së oksigjenit mendohej se ndikonte në jetëgjatësinë e specieve të ndryshme, por kjo gjë nuk ishte eksperimentuar kurrë më parë tek njerëzit.

Është hera e parë që reduktimi i nivelit të oksigjenit tregon që ka efekte pozitive dhe studimet do të vijojnë pasi ende nuk dihen arsyet përse ndodh ky fenomen.

Burimi: New York Post. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë