Shendet

Studimi nga Izraeli: Pfizer 93% efektive kundër Deltës tek adoleshentët

Vaksina Pfizer e Covid-19 është shumë efektive në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes simptomatike nga varianti Delta tek grup mosha 12-18 vjeç, tregon hulumtimi i kryer në Izrael.


Gjetjet, të publikuara në revistën “New England Journal of Medicine”, tregojnë siguri të mëtejshme se vaksina është efektive kundër variantit tek të rinjtë. Studimi zbuloi se efektiviteti i vlerësuar i vaksinës tek adoleshentët ishte 93% kundër infeksionit me simptoma të rënda 7 deri në 21 ditë pas dozës së dytë.


Organizata izraelite për mirëmbajtjen e shëndetit Clalit dhe studiuesit e Universitetit të Harvardit shqyrtuan të dhënat nga 94,354 individë që kishin marrë vaksinat të cilët u krahasuan me të njëjtin numër adoleshentësh të pa vaksinuar nga e njëjta grup moshë.
Hulumtimi u krye midis qershorit dhe shtatorit, kur varianti Delta mbizotëronte në Izrael. Në fillim të kësaj jave, një analizë e kryer nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmoi të njëjtën gjë si studimi.


Vaksina Pfizer/BioNTech është e autorizuar për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, dhe kompania po kërkojnë miratim të mëtejshëm nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA për përdorim e vaksinës tek fëmijët mbi 5 vjeç.
Burimi: Reuters/Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë