Shendet

Studimi i ri gjen 11 faktorët kryesorë që shkaktojnë demencë

Shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë 11 faktorë rreziku për demencën dhe i kanë përdorur ato për të zhvilluar një mjet që mund të parashikojë nëse dikush do të zhvillojë këtë gjendje në 14 vitet e ardhshme.

Numri i njerëzve që jetojnë me demencë globalisht parashikohet të trefishohet në 153 milionë deri në vitin 2050 dhe ekspertët kanë thënë se kjo paraqet një kërcënim në rritje të shpejtë për sistemet e ardhshme shëndetësore dhe të kujdesit social. Por synimi i faktorëve kryesorë të rrezikut, disa prej të cilëve përfshijnë stilin e jetesës, mund të shmangë rreth 40% të rasteve.

Një rezultat i ri i rrezikut të demencës, i bazuar në 11 faktorë rreziku kryesisht të modifikueshëm, mund të identifikojë njerëzit në rrezik për zhvillimin e sëmundjes brenda 14 viteve të ardhshme.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, shqyrtoi të dhënat për njerëzit e moshës 50 deri në 73 vjeç që merrnin pjesë në dy studime të mëdha afatgjata britanike.

Studiuesit përpiluan një listë me 28 faktorë të njohur të lidhur me rrezikun e demencës dhe më pas identifikuan parashikuesit më të fortë. Kjo krijoi një listë me 11 faktorë parashikues, të cilët më pas u përdorën për të zhvilluar mjetin Biobank të MB për rrezikun e demencës.

11 faktorët janë mosha, arsimi, historiku i diabetit, historiku i depresionit, historiku i goditjes në tru, historiku i demencës nga prindërit, nivelet e privimit, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, të jetuarit vetëm dhe të qenit mashkull.

Studiuesit gjithashtu ekzaminuan këta faktorë rreziku krahas faktit nëse njerëzit mbanin apo jo një gen specific, genin APOE, i cili është një faktor i njohur rreziku për demencën.

Akademikët theksojnë punën e mëparshme që sugjeron se deri në 40% të rasteve të demencës mund të parandalohen përmes modifikimit të disa faktorëve të stilit të jetesës, të tilla si ndalimi i pirjes së duhanit, ulja e presionit të lartë të gjakut, humbja e peshës dhe pakësimi i marrjes së alkoolit.

Pedagogia Sana Suri nga Universiteti i Oksfordit, bashkëautore e studimit shtoi se “është e rëndësishme të mbani mend se ky rezultat rreziku na tregon vetëm për shanset tona për të zhvilluar demencë dhe nuk paraqet një rezultat përfundimtar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë