Shendet

Studimi i fundit / Virusi i zakonshëm i ftohjes po lidhet gjithnjë e më shumë me çrregullime fatale të mpiksjes së gjakut

Trombocitet janë fragmente të specializuara qelizore që formojnë mpiksje gjaku kur marrim lëndime traumatike.

Infeksionet virale, sëmundjet autoimune dhe kushte të tjera mund të shkaktojnë ulje të niveleve të trombociteve në të gjithë trupin, të quajtur trombocitopeni.

Pas një bashkëpunimi të fortë klinik dhe kërkimor, Stephan Moll, MD, dhe Jacquelyn Baskin-Miller, MD, të dy në Shkollën e Mjekësisë UNC, kanë lidhur infeksionin e adenovirusit me një çrregullim të rrallë të mpiksjes së gjakut. Adenovirusi prek sistemin respirator të njeriut dhe shkakton infeksione në gjithë trupin duke reflektuar simptoma të ngjashme me ftohjen ose gripin e zakonshëm

Kjo është hera e parë që virusi i zakonshëm që shkakton simptoma të lehta të ftohjes dhe gripit, po raportohet të jetë i lidhur me mpiksjen e gjakut dhe trombocitopeni të rëndë.

"Ky çrregullim i lidhur me adenovirusin është tani një nga katër çrregullimet e njohura anti-PF4," tha Moll, profesor i mjekësisë në Departamentin e Mjekësisë të Divizionit të Hematologjisë. “Shpresojmë që gjetjet tona do të çojnë në diagnozë të hershme, trajtim të përshtatshëm dhe të optimizuar dhe rezultate më të mira te pacientët që zhvillojnë këtë çrregullim kërcënues për jetën”

Vëzhgimi i tyre i ri, i cili u botua në New England Journal of Medicine, hedh dritë të re mbi virusin dhe rolin e tij në shkaktimin e një çrregullimi anti-trombocitar të faktorit 4. Për më tepër, zbulimi hap një derë krejtësisht të re për kërkime, pasi mbeten shumë pyetje se si dhe pse ndodh kjo pasoje - dhe kush ka më shumë gjasa të zhvillojë çrregullimin...

Rruga drejt zbulimit nisi kur një djalë 5-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me infeksion adenovirus, duhej të shtrohej në spital për mpiksje gjaku agresive në tru (të quajtur trombozë e venave të sinusit cerebral) apo trombocitopeni.

Mjekët përcaktuan se ai nuk ishte ekspozuar ndaj vaksinimit  COVID-19, shkaktar klasik për këtë fenomen.

“Mjekët e njësisë së kujdesit intensiv, grupi neuro-intensivist dhe hematologjia po punonin gjatë gjithë kohës për të përcaktuar hapat e ardhshëm për djalin pesë vjecar,” tha Baskin-Miller. “Ai nuk po i përgjigjej terapisë dhe po përparonte shpejt me sëmundjen. Ne kishim pyetur nëse mund të kishte lidhje me adenovirusin e tij, por nuk kishte asgjë në literaturë në atë kohë që ta lidhte me atë"

Përpjekja klinike bashkëpunuese për të ndihmuar pacientin u zgjerua: Baskin-Miller kontaktoi Moll-in, i cili është ekspert për trombozën dhe ka lidhje të ndryshme në të gjithë fushën. Për Moll-in, dukej sikur pacienti pediatrik mund të kishte "HIT spontan". Më pas ata testuan për antitrupin aktivizues të trombociteve HIT, i cili doli pozitiv.

Rezultoi se bashkëpunimi ishtë një faktor kyç.  Mjeku Molli kontaktoi më pas me një tjetër eksperte të fushës Theodore E. Warkentin, MD, një profesore e patologjisë dhe mjekësisë molekulare në Universitetin McMaster në Hamilton, Ontario, e cili ka hulumtuar çrregullimet të këtij tipi për tre dekada, për të dëgjuar nëse ishte në dijeni të një lidhjeje midis adenovireve si infeksion dhe HIT-it spontan apo trompocitopenisë. Warkentin, një nga studiuesit kryesor ndërkombëtarë të çrregullimeve të kësaj natyre nuk ishte në dijeni të kësaj situate.

Në të njëjtën kohë, Moll mori një telefonatë nga Alison L. Raybould, MD, një hematologe-onkologe në Richmond, Virxhinia, një praktikante e mëparshme nga UNC. Ajo po e lidhte situatën me një pacient që kishte mpiksje të shumta gjaku,  goditje në tru dhe atak në zemër, tromboza të venave të thella të krahëve dhe këmbëve (DVT) dhe trombocitopeni të rëndë.

Edhe pacienti në fjalë nuk ishte ekspozuar ndaj vaksinave. Megjithatë, sëmundja e rëndë e pacientit kishte filluar gjithashtu me simptoma virale të kollës dhe temperaturës,  dhe më pas kishte rezultuar pozitive për infeksion adenoviral.

Për të ndihmuar në sqarimin e diagnozave të dy pacientëve, Warkentin ofroi menjëherë testimin e mëtejshëm të gjakut të pacientëve dhe mostrat u dërguan drejtpërdrejt në laboratorin e tij në Spitalin e Përgjithshëm Hamilton për studime të mëtejshme. Ata konfirmuan se antitrupat synonin faktorin 4 të trombociteve, ashtu si antitrupat HIT.

Çuditërisht, përgjigjet rezultuan të njëjta dhe dy pacientët kishin çrregullim të ngjashëm i lidhur me infeksionin adenovirus Përgatiti: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë