Ndikimi më i madh i mbylljes së ekonomisë mund të jetë në punësimin në industrinë e ndërtimit dhe në shërbime.
Bledar Hoda, një specialist i departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shipërisë, ka treguar në një studim të tij se madhësia e ndikimit të mbylljes së ekonomisë në nivelin e papunësisë duket e ulët.
Fokusi i studimit është se si ka ndikuar mbyllja e menjëhershme në aktivitetin ekonomik dhe në tregjet e punës.
Studimi ka treguar se dega e shërbimeve dhe ndërtimi mund të vuajnë më shumë si pasojë e mbylljes në ecurinë e treguesve së punësimit.
Sipas tij, papunësia midis të rinjve mund të rritet më shumë se papunësia në mes të popullatës të së moshuarve.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se për tre mujorin e dytë të vitit 2020, papunësia në Shqipëri u rrit me 0.5%.
Rezultatet e studimit tregojnë se nga masat kufizuese të vendosura gjatë valës së parë, ngritja e nivelit të mbylljes së ekonomisë me çdo 10% mund të shkaktoje një rënie të prodhimit industrial me 5% në cdo muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.