Shendet

Studimi: Duhen 8 javë mes dy dozave Pfizer për më shumë antitrupa

Një periudhë më e gjatë midis dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech e Covid e bën sistemin imunitar të trupit të prodhojë më shumë antitrupa që të luftojnë infeksionin, kanë zbuluar studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se vendimi atje për zgjatën kohore mes dozave është efikas. Një periudhë kohore tetë javë duket të jetë më efikas për të anashkaluar variantin Delta.
Studiuesit krahasuan përgjigjet imune të 503 pjesëtarëve të stafit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor që morën dy dozat me një intervale ndryshëm kohor. Nivelet e antitrupave në gjakun e tyre u matën një muaj pas dozës së dytë të vaksinës dhe gjetjet treguan:
- intervalet i kohës mes dozave edhe në periudhë të shkurtër dhe të gjatë treguar përgjigje të fortë imune në përgjithësi.
- një interval kohor mes dy dozave tre javë krijoi më pak antitrupa neutralizues sesa një periudhë 8-10 javë mes dy dozave.
- ndërsa nivelet e antitrupave ulen pas dozës së parë, nivelet e qelizave T - një lloj tjetër i qelizave imune - mbetën të larta
Susanna Dunachie, autorja kryesore e studimit dhe pedagoge e epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha se dy doza ishin më të mira se një, por periudha e gjatë mes tyre ishte disi më fleksibël.
“Fatkeqësisht nuk po shohim se ky virus mund të zhduket por duhet të ekuilibrojmë kohën për të pasur një mbrojtje sa më të mirë,” shtoi ajo.
Nadhim Zahawi shefi i programit kombëtar të vaksinimit në Britani tha se gjetjet e studimit janë të rëndësishme jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar por edhe për të gjithë botën, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë mekanikën që qëndron pas përgjigjes sonë imune ndaj Covid-19 dhe rëndësinë e marrjes së të dy dozave të vaksina.
"Ndërsa garonim për të ofruar një vaksinë për të gjithë të rriturit, morëm këshillën e Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin për të shkurtuar intervalin mes dozave në tetë javë, për të ndihmuar në mbrojtjen e më shumë njerëzve kundër variantit Delta,” shtoi ai. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë