Komunitet

83% e njerëzve kanë problem shëndetësore para moshës 38 vjeçare

Një studim i ri, i kryer nga Universiteti Duke, ka zbuluar se një përqindje shumë e vogël e njerëzve nuk kanë patur kurrë probleme me depresionin deri në moshën 38 vjeçare.

Nga 988 pjesëmarrësit e këtij studimi, vetëm 171 nga ta kanë treguar se asnjëherë nuk kanë vuajtur nga shqetësimi, depresioni apo sëmundje tjera mes moshës 11 dhe 38 vjet.

 Kjo do të thotë së shumë njerëz vuajnë nga stresi apo problem të tjera shëndetësore, ende pa i mbushur të 40-tat, që i bie afërsisht rreth 83 %.

Nga këta 83 për qind, thuajse gjysma e pjesëmarrësve kanë treguar se kanë përjetuar ndonjë çrregullim mendor si problemet me kujtesë afatshkurtër etj. Ndërsa tjerët kanë treguar se kanë përjetuar çrregullime kronike mendore, si depresioni afatgjatë, çrregullimi bipolar etj.

Vlen të përmendet se deri vonë është besuar që rritja në një familje të pasur, shëndeti i mirë fizik dhe nivelet e larta të inteligjencës kanë qenë indikatorë të një shëndeti të mirë mendor, studimi nuk e pohon këtë.

Përkundrazi, studimi tregon se njerëzit të cilët rrallëherë kishin shprehur emocione negative, kishin pasur jetë të shëndetshme sociale etj, kishin qenë më të prirë të vuajnë nga sëmundjet mendore – e kjo duke filluar nga një moshë e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë