Për më shumë se 7 orë, studentët dhe të rinjtë kanë protestuar këtë të martë fillimisht para Ministrisë së Arsimit e më pas në rrugë.
Organizatorët u bënë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.
Organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet. Kryesisht studentët përmendin kërkesat e vitit 2018, ku sipas tyre, kryesorja është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Njëri prej studentëve tha për mediat se protesta do të vijojë dhe në ditët në vijim ndërkohë që është diskutuar edhe bojkotimi i leksioneve.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
Gjatë protestës janë hedhur dhe lëndë plasëse drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”.

Nuk kanë munguar as tensionet në protestë, ku tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët ndërsa policia i ka larguar me gazlotsjellës.


Pas disa orësh para Ministrisë, protestuesit kanë dalë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me materiale që kanë marrë në bizneset rreth e rrotull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje