Ngjarje

Studentët e Shkencave të Natyrës dhe Sociales në protestë: Tre kërkesa për shkak të krizës

Studentët e dy fakulteteve, ata të Shkencave të Natyrës dhe ata të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin dhe kanë njoftuar se do t’i bashkohen protestës kombëtarë, të nisur përpara disa ditësh para kryeministrisë.
Kryetari i këshillit studentor ë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dorjan Beqiri, ka njoftuar se studentët do të jenë çdo ditë për të mbështetur protestën në orën 17:00.
Sipas tij studentët kanë tre kërkesa kryesore.
1-Të përgjysmohen tarifat e masterit sepse janë shifra të larta.
2-Heqja e tarifës së transportit për ta në linjat e urbaneve.
3-Zgjedhja e një përfaqësuesi të studentëve në bordin e administrimit të fakultetit.
“Hidhemi në protestë për çmimet. Këto janë tre kërkesa bazike për studentët në kohë krize”, ka shtuar Beqiri.


Më tej përfaqësuesi i studentëve ka thënë se të mërkurën do të nisin organizimet në çdo fakultet, ndërkohë që i bëri thirrje të gjithë studentëve të jenë në shesh për të protestuar.
Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale thanë se në disa fakultete është bojkotuar mësimi, por ndarazi nëpër auditorë.
“Sot në shesh duhet të jenë studentë në masë. Duhet të jenë në shesh dhe më pas do të shihet mënyra e organizimit,” u shprehën më tej studentët.
Gjithashtu edhe studentët Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë paralajmëruar se në orën 16:30 do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë