Sociale

Studentët e Fakultetit Ekonomik pa diploma prej 1 viti

Studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës do të realizojnë një peticion më 150 firma. Kjo gjë për shkak se një pjesë e tyre kanë mbetur pa marrë kartonin e diplomës.
Studentët tregojnë se ata i përkasin viteve të studimit 2017-2019 dhe saktësisht janë 315 studentë që janë ende pa diplomë. Diplomat janë kthyer nga rektorati për shkak se në momentin kur janë regjistruar studentët, rektoratit nuk i janë përcjellë listat.
Disa prej studentëve që kanë këtë problem i kanë treguar Gazetës “Si” se janë përballur prej 1 viti me këtë problem dhe nuk kanë marrë zgjidhje. Gjithashtu tregojnë se kanë bërë kërkesa me shkrim gjatë gjithë kohës, por kanë mbetur pa përgjigje.
Ndërkohë, Albano Zhapaj drejtori i kurrikulës në Universitetin e Tiranës, ka deklaruar për mediat se zgjidhjen për këtë problem e ka Ministria e Arsimit, ndërsa dekani i Fakultetit Ekonomik, duhet të dërgojë listat e studentëve tek Rektorati brenda ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë