Me mbi 250 krime në një javë, metrotë e NYC në vitet 1970 ishin vendi më i rrezikshëm në botë.
Vagonat e trenave të lyera me bojë , lypësit e varfër dhe të varurit nga droga, krah për krah me anëtarët e bandës kriminale, sulmonin pasagjerët, të cilët me kënaqësi ata do të hiqnin dorë nga gjithçka që kishin me vete, në këmbim të jetës së tyre.
Numri i krimeve u rrit gjatë viteve 1970, pasi metroja e NYC-së u dëshmua si sistemi më i rrezikshëm i transportit në botë. Në shtator të vitit 1979, u raportuan 250 krime në javë – të gjitha ndodhnin poshtë në korridoret e errëta të metrove.
Epidemia e drogës detyroi përdoruesit të ushtronin dhunë nga më barbare ndaj pasagjerëve, ndërsa skenat në ato vende ishin nga më të rënda që mund të shihje.
Banda të tilla Black Spades, The Satan Souls, The Devil Rebels, Imperial Survivors , zaptuan metrotë në atë kohë.
Për shkak të shkallës së lartë të krimeve mes anëtareve të bandës së kohës, Luis Garden Acosta, një udhëheqës i komunitetit dhe themeluesi i një koalicioni të drejtësisë mjedisore El Puento, i quajti rrugët e Wlliamsburgut, Brooklyn, ” fushat me të vrarë”.
Si përgjigje ndaj një dhune të tillë, policia duhej të zhvillonte taktika të reja, të lidhura mes domosdoshmërisë për të kontrolluar normat e krimit të shfrenuar dhe buxhetin gjithnjë e zvogëluar.
Edhe pse prania e tyre ishte në nivel të lartë që nga vitet 1960, ku rreth 3,100 policë patrulluan në metro si pjesë të Forcës Policore të Tranzit, sërish ata nuk arritën të sfidonin krimin në ato pika, të zaptuara nga kriminelët. Kjo për shkak se Autoriteti i Transportit Metropolitan përdorte frekuenca të ndryshme radiofonike, duke shkaktuar konfuzion të panevojshëm dhe së dyti, modelet e patrullimit të policisë së transportit ishin të njohura nga banditët, dhe kjo u mundësonte kriminelëve të ishin gjithmonë një hap përpara.
Dyqind kriminelë të mundshëm u arrestuan në dhjetor të vitit 1977 gjatë një operacioni policor të quajtur “Subway Sweep”. Megjithatë, arrestimet nuk arritën të tregojnë rezultate pozitive, pasi në vitin 1979, vetëm në dy muajt e parë, në metro u raportuan gjashtë vrasje. Krahasuar me nëntë vrasje të kryera gjatë tërë vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, një grup vigjilues i quajtur ‘Guardian’ u ngrit për të luftuar sistemin e krimin në metro dhe për të mbrojtur pasagjerët, kjo organizatë e cila specializonte qytetarët se si të luftonin kundër sulmuesve, fitoi mbështetjen popullore dhe numri i krimeve filloi të binte.
Deri në shkurt 1980, rreth 220 anëtarë ishin pjesë ‘Guardian Angels’, të cilët bashkëpunuan ngushtë me policinë në një përpjekje për të shtypur krimin në metro e NYC.
Gjithashtu çdo cep i qytetit ishte mbuluar nga ngjyrosjet që kishin nocione kriminale. Por përveç metrove, vend tjetër ku kryheshin krime, ishin lagjet e varfra të NY, ku bandat kriminale, dhunonin dhe vrisnin kryesisht adoleshent.
Më poshtë keni disa foto të shkrepura në kohën kur në këto vende lulëzonte krimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.