Komunitet

Stresi është ngjitës

Shpesh herë jemi të gatshëm të përfshihemi në problemet , shqetësimet e një miku, atë afërmi, apo njerëzve që kemi rreth e përqark.

Duke u munduar të ndihmojmë ata që po kalojnë një shqetësim , pa e kuptuar në i bëjmë keq vetës tonë.

Keni provuar ndonjëherë, që pasi keni takuar një njëri të stresuar, keni kaluar momente nervozizmi? Studiusit e kanë një përgjigje për këtë.

Stresi është një virus ngjitës.

Studimet e bëra nga një grup studiuesish nga Universiteti i Calgary, duke vëzhguar një çift minjsh zbuluan se në trurin e minjve u treguan të njëjtat ndryshime në lidhje me stresin edhe pse vetëm një prej tyre kishte pësuar trauma nga goditjet elektronike.

Sipas këtij rezultati, studiuesit janë të mendimit se stresi është ngjitës sidomos në çiftet, pasi marrëdhënia është më e afërt dhe më intime dhe prandaj emocionet ka më shumë mundësi të transmetohen.

Njerëzit transmetojnë  gjendjen emocionale tek personi me të cilët ndajnë problemet e tyre .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë