Politike

Strehimi social me PPP, Jorida Tabaku: Skemë mafioze për të kapur çdo truall

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku tha të premten se vendimi i qeverisë  që përcakton një skemë PPP për strehimin social ku bën bashkëpunëtorë edhe qeverinë vendore është një shenjë “që vesi del me shpirtin”.

“12% e PBB sot është në kontratat e PPP, norma më e lartë në Bashkimin e Europian dhe shumë herë më e lartë se vendet e rajonit.

Ndërkohë që portet, aeroportet dhe çdo pasuri e shqiptarëve (përfshirë edhe pasurinë e tyre personale) është në PPP, qeveria vendos që të thellojë edhe më shumë krizën.

Ajo vendos të kaloj përmes një VKM-je edhe strehimin social në skemën e shëmtuar dhe të pandershme të PPP-ve që ka ngritur në vend.

Një skemë mafioze për të kapur çdo truall të lirë publik që ky i fundit të zhvillohet nga klientët e qeverisë. Një skemë e shëmtuar që u përdor dhe në lidhje me truallin e teatrit kombëtar.

Tanimë, do të përdoret kjo skemë korruptive dhe mafioze për të zhdukur parqet dhe për t’i justifikuar si banesa sociale. Kurrë shqiptarët nuk do t’i marrin këto banesa, përkundrazi!”, tha Takabu përmes një deklarimi për mediat


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë