Futboll

Strakosha në përpjekje për të ndalur marshimin e Milanit me Piatek

Pas kualifikimeve të vështira në çerekfinale, Milani dhe Lacio do të masin forcat në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Lacio këtë sezon ka dalë jashtë çdo objektivi dhe Kupa është i vetmi shpëtim. Kualifikimi me Interin do të vinte vetëm pas gjuajtjeve me penalltive, por edhe gjysmëfinalja i vendos përballë një ekipi tjetër të Milanos, që këtë periudhë është në formën e tij më të mirë. Milani i ri i Gatuzos me Piatek dhe Paketa është kthyer në një makineri fitoresh në Serinë A që tremb çdo kundërshtar dhe shkon i sigurt drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Strakosha në portën e lacialëve, mbrëmjen e kësaj të marte do të ketë ndoshta misionin më të vështirë të këtij sezoni. Portën e tij do e kërcënojë një bomber i vërtetë, si Kristof Piatek. Polaku ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e tij të para me fanellën kuqezi dhe po e merr prej dore Milanin drejt objektivave sezonal. Lacio nuk është ajo e sezonit të shkuar që konkurroi deri në fund për në Champions League, por grupi i lojtarëve dhe trajneri është i njëjti dhe mund të bëjnë dëm në çdo moment.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane për të dyja ekipet nuk pritet të ketë mungesa të rëndësishme. Inzagi pritet të hedhë në fushën e “Olimpico” që nga minuta e parë këtë fromacion: Strakosha; Marusiç, Açerbi, Leiva, Luliç; Badelj, Romulo, Parolo; Milinkoviç-Saviç, Korrea; Immobile. Ndërsa Milani i Gatuzos pritet të luaj nga minuta e parë me këtë formacion: Donarumma; Kalabria, Romanjoli, Musakio, Laksalt; Kesi, Bakajoko, Paqueta; Suso, Piatek, Borini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë