Kombetarja

Strakosha e sheh Shqipërinë në Europian: Turp, nëse nuk zëmë vendin e dytë!

Gazeta Si - Tomas Strakosha është rritur në Greqi. Në një intervistë të fundit për median greke “Sport24.gr” ai ka folur për disa tema, nga kalimi në Itali te Lacio e deri te Kombëtarja.

“Doja të largohesha nga Greqia, isha 16 vjeç. Doja të luaja në një kampionat tjetër dhe largimi në një moshë të re më ndihmoi që të përballoja vetë çdo vështirësi.

Tomas Strakosha, portieri i Kombetares. Gazeta Si, 22 shkurt 2023

E dua dhe e respektoj Greqinë, por jam nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por i kam rrënjët në Shqipëri.

Shqipëria në vitin 2024 mund të jetë sërish në Europian. Kemi një grup të mirë, një brez të ri me shumë talent. Kemi shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Polonia është favorite e grupit, Shqipëria duhet të jetë patjetër në vend të dytë. Do të jetë turp, nëse nuk shkojmë në Europian”, - është shprehur Strakosha mes të tjerash.

Portieri kuqezi nuk po kalon një sezon të mirë në Angli. Ai ka pasur disa dëmtime që nuk e kanë lejuar të tregojë vlerat e tij me Brentfordin, ku kaloi verën e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë