Futboll

Strakosha debuton me Brentfordin, por jo në Premier Ligë

Gazeta Si – Më në fund, Tomas Strakosha, portieri i Kombëtares, ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare me Brentfordin. Ai ishte titullar sot në fitoren 0-2 të skuadrës së tij në EFL Cup ndaj Kolçesterit.

'Gardiani' ynë ka merita për faktin që nuk pësoi gol, por duhet pranuar se kundërshtari ishte modest. Gjithsesi, paraqitja në këtë ndeshje mund ta ndihmojë portierin kuqezi për të luajtur edhe në kampionat.

Tomas Strakosha, portieri i Kombetares. Gazeta Si, 23 gusht 2022

Në ndeshjet e deritanishme të Premier Ligës, portieri shqiptar ka qëndruar në stol, pasi trajneri ka preferuar spanjollin Raija para tij. Ky i fundit u la pushim sot në Kupë, ku Brentfordi u kualifikua pa shumë probleme.

Tani Strakosha pret të realizojë ëndrrën e tij të debutimit në Premier Ligë, që e konsideron si kampionatin më të bukur në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë