Gazeta Si - Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka pasur së fundi një komunikim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Në fokus ishte tensioni në veri të Kosovës dhe Stoltenberg ka theksuar se konfliktet duhen zgjidhur vetëm me anë të diplomacisë.

“Fola me presidentin e Serbisë për tensionin në veri të Kosovës. Palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duhet t’i zgjidhin konfliktet me anë të diplomacisë. KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti”, - ka shkruar Stoltenberg në faqen e tij në Tuiter.
Spoke to #Serbia’s President @avucic about tensions in northern #Kosovo. All sides must engage constructively in the EU-mediated dialogue, and solve differences through diplomacy. @NATO_KFOR stands ready to intervene if stability is jeopardised, based on its @UN mandate.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 3, 2022
Tensioni në veri të Kosovës nisi më 31 korrik, kur u vendosën barrikada nga serbët. Ata reaguan pas vendimeve të qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.
Tension bëri që të kishte edhe një takim në Kosovë me ambasadorin amerikan, Xhef Hovenier. Më pas qeveria e Kosovës vendosi që të shtyhej zbatimi i vendimeve për 30 ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.