Kombetarja

Stërvitja e parë në Durrës, 7 lojtarë të U-21 me kuqezinjtë

Gazeta Si - Trajneri Reja dhe stafi i tij kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Durrës. Kuqezinjtë nisën përgatitjet për 3 ndeshjet e qershorit me Islandën, Izraelin dhe Estoninë.

Ende nuk kanë ardhur të gjithë lojtarët nga klubet e tyre. Reja kishte në dispozicion 28 lojtarë, pasi ka marrë edhe 7 nga Kombëtarja U-21.

Këtë herë grumbullimi është më i gjatë dhe italiani do të ketë sa më shumë lojtarë. Kuqezinjtë e ardhur nga Shpresat janë Eljon Toçi, Serxhio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja, Adrian Bajrami, Mario Mitaj dhe Armando Dobra.

Kombëtarja gjatë një seance stërvitore. Gazeta Si, 27 maj 2021

Të gjithë këta lojtarë do të qëndrojnë me Kombëtaren deri në momentin që grumbullohen Shpresat.

Të shtunën pritet që me kuqezinjtë të jenë edhe ‘italianët’ Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla. Vrioni është ende i impenjuar me klubin e tij në Austri dhe do të jetë në Durrës më 31 maj.

Shqetësim për stafin teknik të Kombëtares është sulmuesi Broja. Ai është prekur nga Covid-i dhe gjendja e tij po monitorohet me kujdes. Një vendim përfundimtar për praninë ose jo të tij me kuqezinjtë do të merret ditët në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë