Kombetarja

Statusi i vendit të parë, Shqipëria favorite për fitore sipas kompanive të basteve

Gazeta Si – Vështirë të bësh parashikime të sakta për një ndeshje futbolli si kjo e sotmja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, me të dyja skuadrat në kërkim të pikëve të kualifikimit për në Euro 2024. Një orientim gjithsesi e japin kompanitë e basteve, me kuotat për secilën skuadër.

Kuqezinjte duke festuar nje gol. Gazeta Si, 17 nentor 2023

Shqipëria e Silvinjos është favorite për fitore në Kishinau. Kompanitë e basteve e kuotojnë fitoren e kuqezinjve me 1.8 dhe 1.9, edhe pse bëhet fjalë për një transfertë. Koeficientë në fakt brenda logjikës, duke qenë se Shqipëria mban vendin e parë në Grupin E, me 13 pikë. Ky status e favorizon në letër edhe sot ndaj Moldavisë, me 9 pikë.

Fitorja e ekipit kundërshtar kutohet me 4.7, çka do të thotë se një fitore e mundshme e moldavëve do të ishte blof, sipas kompanive të basteve. Barazimi ndërkohë, një rezultat që i intereson Kombëtares sonë, kuotohet me koeficientin 3.2.

Janë thjesht orientime, ajo që tregon gjithçka është fusha e blertë. Ora e ndeshjes po afron dhe emocionet sa vijnë dhe shtohen në radhët e tifozëve, të cilët presin të festojnë për arritjen e madhe të djemve të Silvinjos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë