Katar 2022

Starton sot faza me eliminim direkt, në fushë të parat Holanda dhe Argjentina

Gazeta Si – Është plotësuar tashmë edhe kuadroja e plotë e çifteve të 1/8-ve të Botërorit të Katarit. Ndeshjet e fazës me eliminim direkt fillojnë sot me Holandë-SHBA dhe Argjentinë-Senegal. Pra, do të zhvillohen dy ndeshje në ditë deri të martën.

Holanda do të diskutojë çerekfinalen me SHBA-të, me shpresat te ylli i saj i ri, Gakpo, autor i 3 golave në ndeshjet në grup. Nga minuta e parë pritet të jetë në fushë edhe Memfis Depai. Pulisic e ka kaluar dëmtimin dhe amerikanët duan surprizën.

Skema e ndeshjeve deri ne finale. Gazeta Si, 3 dhjetor 2022

Argjentina e Mesit pritet që sot ta nisë ndeshjen pa Lautaro Marinezin dhe Di Marian. Ky i fundit ka pasur një dëmtim, ndërsa lojtarit të Interit duket se ia ka marrë vendin Julian Alvarez. Argjentinasit janë favoritë absolutë në letër ndaj australianëve.

Më 9 dhe 10 dhjetor janë programuar ndeshjet çerekfinale, me dy ndeshje në ditë.

Ndeshjet e 1/8-ve
3 dhjetor
Holandë-SHBA (16:00)
Argjentinë-Australi (20:00)
4 dhjetor
Francë-Poloni (16:00)
Angli-Senegal (20:00)
5 dhjetor
Japoni-Kroaci (16:00)
Brazil-Kore e Jugut (20:00)
6 dhjetor
Marok-Spanjë (16:00)
Portugali-Zvicër (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë